Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

Vetëm pesë muaj pasi shpalli Florian Binajn si kandidat i mbështetur nga opozita për zgjedhjet lokale për Tiranën, Sali Berisha është tërhequr.

Më 6 tetor të vitit të kaluar ku u vendos fillimisht data 9 nëntor për zgjedhjet e Tiranës, por që u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese, Sali Berisha ishte i bindur se Florian Binaj do të merrte bashkinë përballë Ogerta Manastirliut.
Këtë të shtunë, nga konferenca për shtyp, Berisha u shpreh hapur se do të vendosë opozita për kandidaturën e saj, jo kandidat i pavarur.

Kryedemokrati tha se përgatitjet kanë nisur dhe se kandidatët do të prezantohen shumë muaj përpara zgjedhjeve lokale 2027.
“Opozita ka filluar punën dhe së shpejti përfundon procesin e analizës dhe zgjedhjeve brenda partisë. Ndërkohë që po mendohet, po punohet edhe për zgjedhjet lokale.
Pra nuk do jenë dy muaj përpara, ju siguroj do të jenë shumë më herët se zgjedhjet e fundit dhe ne do të bëjmë gjithçka për kandidaturat më të mira”-tha Berisha.
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer“-shtoi Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...

SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës

SHBA,21 maj 2026/Albania Express News/Me aktakuzën ndaj Raul Castros,...