Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur

Një tjetër funksionar i dyshuar. Siç rezulton, radha ishte për kryetarin e bashkisë së Shkodrës, i cili është marrë i pandehur, raporton Anila Hoxha.

Pas disa herëve i kërkuar nga Prokuroria e Posaçme, Benet Beci ishte thirrur dhe qëndroi para grupit të hetimit për gati dy orë si një i dyshuar për shkelje të barazisë në tendera, pas një hetimi që zgjati për më tepër se një vit dhe tashmë po bëhet gati t’i dorëzohet Gjykatës Antikorrupsion.

Ky informacion është jozyrtar dhe as SPAK, por edhe kryebashkiaku socialist nuk hodhën detaje mbi çështjen në fjalë. Beneti zgjodhi heshtjen pavarësisht pyetjeve të medias.

Siç bëhet me dije, çështja ishte regjistruar si procedim penal në tetorin e 2024, ndërkohë që prokurori Dritan Prençi i intensifikoi hetimet përgjatë këtij viti.

Ajo çfarë dyshon SPAK lidhet me tenderin prej pothuajse 700 mijë euro të vitit 2019 për një projekt kërkimor në fushën e sektorit energjetik. Veç kryebashkiakut, si të dyshuar janë edhe disa anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjithçka mbetet e hapur

Nga Erion Sqapi AF Elbasani reagoi në mënyrën më të...

Sot shënohet 180-vjetori i lindjes së rilindasit të shquar Naim Frashëri.

PËRMET,25 maj 2026/Albania Express News/Naim Frashëri (Frashër, 25 maj...

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

SHBA,25 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi...

Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

TIRANË,25 maj 2026/Albania Express News/Kjo e hënë do të...