Begaj pret Ali Ahmetin: Tubimi i sotëm, mbështetje e shqiptarëve ndaj luftës për çlirimin e Kosovës

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Ali Ahmetin, i cili ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Ahmetit si një ndër themeluesit e UÇK-së, ndërsa theksoi se tubimi i sotëm krah veteranëve në Tiranë dëshmon mbështetjen unanime të shqiptarëve ndaj luftës së drejtë për çlirimin e Kosovës.

“UÇK-ja bën krenar çdo shqiptar. Ajo është pjesë thelbësore e historisë sonë, sepse bëri një luftë të drejtë ndaj padrejtësisë shekullore”, vlerësoi Presidenti Begaj, i cili theksoi se UÇK-ja ka pasur gjithmonë mbështetjen e aleatëve tanë, pasi ka qenë një organizëm çlirues dhe jo okupues.

Gjatë bisedës me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti u diskutua edhe për faktorin shqiptar në rajon.

Presidenti Begaj u shpreh për bashkëpunimin mes njëri-tjetrit dhe unitetin për çështjet që lidhen me identitetin kombëtar, paqen, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin euroatlantik të tij.

Kreu i Shtetit garantoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj faktorit politik shqiptar në rajon dhe përpjekjeve për të siguruar ndaj qytetarëve një jetesë sa më të mirë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

TIRANË ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Presidenti i Republikës,...

Përshkallëzohen protestat në Kosovë, paralajmërohet tubim kombëtar më 1 tetor kundër dënimeve të ish-liderëve të UÇK

PRISHTINË ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Në kundërshtim të...

Pikëpyetjet mbi urgjencën e arrestimit të kryetares së Shërbimit Sekret

Nga Mero Baze TIRANË ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Arrestimi...

Vlora Hyseni i dorëzohet autoriteteve shqiptare në Morinë, pritet ekzekutimi i masës së sigurisë

Tiranë, 22 shtator 2026 /Albania Express News/ – Ish-drejtoresha...