Basketboll/ Elbasanasi Samuel Skëndaj rikthehet te Tirana për sezonin e ri

Basketbollisti elbasanas Samuel Skëndaj do të jetë pjesë e Tiranës për sezonin 2025-2026, duke i shtuar skuadrës bardh e blu forcë dhe eksperiencë në repartin e lojtarëve të brendshëm. Lajmin e ka konfirmuar vetë Klubi Shumë Sportesh Tirana, që e prezantoi me entuziazëm rikthimin e tij.

“Samuel Skëndaj bashkohet me Tiranën për sezonin 2025-2026! Klubi Shumë Sportesh Tirana njofton me kënaqësi afrimin e basketbollistit Samuel Skëndaj, i cili do të jetë pjesë e ekipit bardh e blu për sezonin e ardhshëm.

I rritur në Elbasan, Samueli nisi karrierën me ekipin e parë që në moshën 14-vjeçare. Më pas, në moshën 16-vjeçare veshi për herë të parë fanellën e Tiranës, për të vijuar karrierën me Dinamon, Partizanin, Elbasanin dhe së fundmi Apoloninë.

Skëndaj është aktivizuar rregullisht me përfaqësueset kombëtare të moshave, nga U16 deri në U20, duke treguar vazhdimisht potencial dhe përkushtim. Ai luan në pozicionet 4 dhe 5, dhe pritet të sjellë forcë, eksperiencë dhe pasion në parket. Mirë se vjen sërish në familjen bardh e blu, Samuel”, thuhet në njoftimin e klubit bardheblu.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Renditja/ “Final 4” nis zjarr! Tre skuadra me pikë të barabarta, Dinamo City-n e shpall kampion vetëm një… mrekulli

TIRANË,17 maj 2026/Albania Express News/Këtu ku sot dëgjohet vetëm...

Renditja/ “Final 4” nis zjarr! Tre skuadra me pikë të barabarta, Dinamo City-n e shpall kampion vetëm një… mrekulli

TIRANË,17 maj 2026/Albania Express News/Egnatia ka marrë një fitore...

Plazhe dhe peizazhe natyrore, Dhërmiu tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

DHËRMI, 17 maj 2026/Albania Express News/ Dhërmiu është një...

Egnatia turpëron AF Elbasanin, rrogozhinasit triumfojnë me katër gola në kryeqytet dhe marrin kreun e Final 4

TIRANË,17 maj 2026/Albania Express News/Egnatia është kryesuesja e re...