Bashkia Elbasan forcon sigurinë publike përmes mbledhjes së KVSP dhe projektit “PARTNER”

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua mbledhja e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike (KVSP), me pjesëmarrjen e institucioneve vendore, përfaqësuesve të drejtësisë, arsimit, shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë lokalë.

Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, theksoi rëndësinë e sigurisë publike dhe perceptimit të qytetarëve për sigurinë si një nga shtyllat kryesore të jetës komunitare:

Siguria publike nuk është vetëm një detyrë institucionale, por një vlerë shoqërore që përcakton mënyrën se si ne jetojmë, punojmë dhe i besojmë njëri-tjetrit. Qëllimi ynë është që çdo qytetar i Elbasanit jo vetëm të jetë i sigurt, por edhe të ndihet i tillë.”

Llatja prezantoi nismat e ndërmarra nga Bashkia për të rritur ndjenjën e sigurisë, duke përfshirë përmirësimin e ndriçimit dhe infrastrukturës urbane, instalimin e teknologjive të mençura për sigurinë, zhvillimin e programeve parandaluese për të rinjtë dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore, si edhe bashkëpunimin me shkollat dhe komunitetet për fushata ndërgjegjësuese.

Takimi u organizua në kuadër të projektit “PARTNER”, pjesë e Programit SCPA – Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri, i financuar nga Qeveria Suedeze përmes SIDA dhe zbatuar nga Shoqata “Tjetër Vizion”.

Në përfundim, Bashkia Elbasan rikonfirmoi angazhimin për të forcuar komitetet lokale të sigurisë në çdo lagje, integrimin e perceptimeve të qytetarëve në politikat lokale, bashkëpunimin me shkollat, të rinjtë dhe komunitetet vulnerabël, si dhe për të siguruar komunikim të hapur dhe transparent mbi masat dhe rezultatet e arritura.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një komuniteti më të sigurt dhe gjithëpërfshirës për qytetarët e Elbasanit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 3.700 vdekje shtesë në Francë, Belgjikë dhe Holandë

Mijëra vdekje shtesë janë regjistruar në mbarë Europën pas...

Drama pas triumfit ndaj Meksikës, mesfushori anglez rrëzohet gjatë festës me tifozët dhe dërgohet me urgjencë në spital

BOTËRORI 2026/Albania Express News/-Fitorja spektakolare 3-2 e Anglisë ndaj...

Dosja “Partizani”, zbardhen diskutimet në sallë/ Ish-ministri Oketa: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend...