Banorët denoncuan bllokimin/ Kanali ujitës në Mirakë të Librazhdit rikthehet në funksion

LIBRAZHD ,14 gusht 2026/Albania Express News/-Kanali i burimit ujor dhe ujitjes në fshatin Mirakë të Bashkisë Librazhd është rikthyer në funksion të plotë, duke u shërbyer banorëve për vaditjen e tokave bujqësore.

Ndërhyrja e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) erdhi pas ankesës së një grupi banorësh nga Miraka, Xibraka dhe Polisi, të cilët denoncuan dëmtimin e kanalit përmes punimeve të paligjshme.

Pas verifikimeve në terren, inspektorët e IKMT-së konstatuan se shtetasi me inicialet M.H. kishte vendosur tuba plastikë në kanal dhe kishte kryer punime me beton, duke ngushtuar diametrin e kalimit të ujit dhe duke penguar rrjedhjen normale të tij.

Sipas IKMT-së, punimet ishin kryer pa lejen përkatëse nga institucionet shtetërore.

Pas konstatimit të shkeljes, IKMT kreu procedurat administrative dhe ndërhyri për rikthimin e kanalit në gjendjen e mëparshme. Me përfundimin e ndërhyrjes, kanali është rikthyer në funksion dhe tashmë u shërben banorëve të tre fshatrave për vaditjen e tokave të tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

SEZONI I RI POLITIK DHE QYTETARËT

NGA NERTIL JOLE TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Në...

Pse kaq shumë neveri për njëri-tjetrin, o shqiptarë?!

Nga Vladimir Selamaj FIER , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Ekziston...

Zjarr i madh në Sarandë, flakët përfshijnë kodrën dhe krijojnë re të mëdha tymi

SARANDË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një zjarr ka...