Balla takon Brojën dhe Asllanin para sfidës me Serbinë: Bashkimi bën fuqinë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me dy nga lojtarët e kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Broja dhe Kristjan Asllani, ndërsa ekipi po përgatitet për ndeshjen e rëndësishme ndaj Serbisë. Ndeshje e vlefshme për fazën eliminatore për Kupën e Botës 2026.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ndau momente nga takimi me futbollistët, duke theksuar atmosferën pozitive dhe dëshirën për fitore.

“Një mik nga diaspora, nga Hamburgu, më shkruante sot: ‘Të lutem, bëhen bashkë Armando dhe Kristi që të bëjnë gol në ndeshjen me Serbinë’”, tha Balla. “U thashë: ata bashkë janë, mos u merrni me llafe. Bashkimi bën fuqinë, thoshte Skënderbeu, dhe djemtë e shqipes e dinë mirë këtë”, u shpreh Balla.

Ai shtoi se gjatë bisedës, të dy futbollistët u shprehën të motivuar për ndeshjen e radhës. “Asllani ma dha fjalën se do të shënojë dhe Broja gjithashtu,” u shpreh ai.

Ndërkohë, kombëtarja shqiptare ka mbyllur sot përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të premten do të udhëtojë drejt qytetit të Nishit në Serbi, ku do të zhvillohet ndeshja.

Përballja Shqipëri–Serbi pritet me interes të lartë dhe emocion të madh, teksa tifozët shqiptarë shpresojnë në një tjetër rezultat historik.

Shqipëria renditet e dyta në grupin K të eliminatoreve të Botërorit 2026 me 8 pikë pas 5 ndeshjeve, ndërsa Serbia renditet e treta me 7 pikë pas 4 ndeshjeve. Grupi kryesohet nga Anglia me 15 pikë pas 5 ndeshjeve. Ekipi i renditur i dyti në grup shkon në “play off”-in për Botërorin 2026.

Nëse Shqipëria arrin të fitojë këtë ndeshje, do të shënonte një hap të madh drejt kualifikimit për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA. Ndërkohë, një fitore për Serbinë do të forconte pozitat e saj në grup.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Samiti i G7 dhe roli potencial i të ftuarit që pozitivizoi axhendën

Nga Aleksandër Çipa/Kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë  Samiti i...

Rikompozimi gjeopolitik dhe prirja e multilateralizmit global

Nga Aleksandër Çipa/Kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë   TIRANË...