Aulona Bylykbashi, shtron darkë iftari me besimtarë dhe përfaqësues të komunitetit

Në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, deputetja e Elbasanit, Aulona Bylykbashi, shtroi një darkë iftari në praninë e myftiut Agim Duka, besimtarëve, kolegëve deputetë dhe përfaqësuesve të komunitetit.

Në një mesazh të ndarë me të pranishmit, ajo theksoi se kjo mbrëmje ishte një moment reflektimi dhe bashkimi, duke vënë në pah vlerat e solidaritetit dhe mirëkuptimit që përcjell muaji i Ramazanit. Sipas saj, Ramazani është një kohë që na kujton rëndësinë e mirësisë, respektit dhe kujdesit për njëri-tjetrin.

Më herët gjatë ditës, deputetja Bylykbashi zhvilloi edhe një takim me mësueset e shkollës së mesme profesionale në Elbasan, për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit të cilat i falënderoi dhe vlerësoi për kontributin e tyre në arsimin profesional.

Ajo theksoi se arsimi profesional mbetet një nga prioritetet kryesore, duke nënvizuar rolin e rëndësishëm që ky sektor ka në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën 20-vjeçari, dy të tjerë dërgohen me helikopter në Tiranë

MIRDITË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i...

Thriller me 7 gola në “Stamford Bridge”, Chelsea fiton me zemrën në dorë dhe shkon në kuotën e 6 pikëve

ANGLI , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Çfarë spektakli në...

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

TIRANË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria po shndërrohet...