Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve, ku u prezantua nisma e re ligjore për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun Elbasan, Aulona Bylykbashi, iu përgjigj pretendimeve të opozitës, e cila tentoi të barazojë rritjen e pagave dhe pensioneve me indeksimin e çmimeve.
Sipas saj, ky është një aludim krejtësisht i pavërtetë, sepse faktet flasin më qartë se çdo retorikë politike.

Faktet kryesore që tregojnë rritjen reale të të ardhurave:
Rritja e pagës minimale
• Nga 400 € sot, në 500 € në janar 2026
Rritje mbi +25%
Rritja e pensioneve
• 1.7 miliardë euro fond shtesë të dedikuar për mbështetjen e pensionistëve
• Objektivat deri në vitin 2030:
• Pensioni mesatar urban: 400 € (+40%)
• Pensioni minimal rural: 180 € (+30%)
Rritja e pagave për
profesionet kyçe
• Mjekët: +7% – +10%
• Infermierët: +7%
• Mësuesit: +3% – +5%
• Policia e Shtetit: +15% vetëm në dy vitet e fundit

Indeksimi periodik i pagave dhe pensioneve
Një mekanizëm i përvitshëm, i cili siguron që të ardhurat të mbrohen nga luhatjet e çmimeve dhe inflacioni.
Deputetja Bylykbashi theksoi se këto nuk janë premtime në letër, por angazhime buxhetore të realizuara nga qeveria socialiste, të cilat prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve.

“Premtimet e mbajtura dhe reformat e kryera janë ajo që na diferencojnë nga të tjerët. Prandaj qytetarët na kanë besuar dhe vazhdojnë të na besojnë, duke na mbështetur gjithmonë e më shumë me votë.” u shpreh ajo.

