Arrestohet në kohë rekord autori i dyshuar i tentativës së vrasjes në Elbasan

ELBASAN ,15 gusht 2026/Albania Express News/-Policia ka mundur të arrestojë në kohë rekord personin e dyshuar për tentativën e vrasjes së regjistruar mesditën e kësaj të shtune në një lokal të njohur në Elbasan.

Pas ngjarjes, forcat e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe, bazuar në dëshmitë e personave të pranishëm dhe pamjet e kamerave të sigurisë, kanë identifikuar dhe lokalizuar autorin e dyshuar.

Ai është shoqëruar në ambientet e Policisë, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, zbardhjen e motivit dhe përcaktimin e përgjegjësive penale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME