Armando Brojës i del emri sërish në Itali, Burnley kërkon 12 milionë euro për sulmuesin kuqezi

ITALI , 3 qershor 2026/Albania Express News/Në pritje të zyrtarizimit, Lazio e Gennaro Gattuso-s ka filluar të marrë formë. Mes reparteve që duhet të përforcohen me siguri është edhe sulmi dhe klubi po monitoron merkaton për të gjetur emrin e duhur.

Sipas “La Repubblica”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, është një nga të vëzhguarit specialë. Burnley ka rënë në Championship dhe sipas gazetës italiane Broja do të ndryshojë skuadër me shumë mundësi.

Klubi anglez kërkon 12 milionë euro, por bisedimet për kalimin e mundshëm të sulmuesit shqiptar te Lazio mund të mbyllen edhe me formulën e huazimit. Broja pëlqehet nga trajneri i ri i bardhekaltërve. Lazio ndjek gjithashtu edhe Sebastiano Esposito të Cagliari-t.

Broja është lakuar edhe sezonet e mëparshme për një transferim në Serinë A, ku të interesuar kanë qenë klube akoma më të mëdha, si Milani dhe Napoli.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Marjana Koçeku largohet nga grupi i PS-së, ndryshon vendin në Kuvend dhe ulet pas deputetëve të PD-së

TIRANË, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Pas...

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra nis nga nesër kontrollin derë më derë

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/- Agjencia Shtetërore...

Përplasje dhe shoqërime gjatë protestës jashtë Parlamentit, në pranga edhe Adriatik Lapaj

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/ – Nisja...

Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, policia tenton t’i largojë, shoqërohen disa tubues

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/ – Tensionet...