Armand Duka uron Presidentin e Federatës Spanjolle për triumfin historik në Kupën e Botës 2026

TIRANE, 22 korrik 2026/Albania Express News/ -Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzán, pas suksesit historik të Spanjës, që u shpall kampione e Kupës së Botës 2026.

Në mesazhin e tij, Presidenti Duka vlerëson paraqitjen e jashtëzakonshme të përfaqësueses spanjolle gjatë gjithë turneut, duke theksuar se ky triumf ishte plotësisht i merituar dhe një dëshmi e cilësisë, punës dhe vizionit të futbollit spanjoll.

“Urime për fitimin e Kupës së Botës FIFA 2026! Ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm dhe një triumf plotësisht i merituar. Spanja tregoi futbollin më të mirë gjatë gjithë turneut dhe fitoi me meritë trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror”, – shprehet Presidenti Duka në mesazhin e tij

Në vijim, Presidenti i FSHF-së i uron Federatës Spanjolle suksese të mëtejshme, duke vlerësuar punën e bërë në zhvillimin e futbollit dhe rezultatet e arritura në arenën ndërkombëtare.

“Ju uroj juve, ekipit kombëtar dhe gjithë futbollit spanjoll suksese të mëtejshme në vitet që vijnë”, – përfundon mesazhi i Presidentit Duka.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nafta shkon në 206 lekë/ Rritja e çmimit të karburantit alarmon transportin, kërkohet subvencion nga Qeveria

TIRANË 22 korrik 2026/Albania Express News/-Në 206 lekë për...

Zjarret përfshijnë Spanjën/ Mbi 100 mijë hektarë të djegur, Sanchez kërkon më shumë investime për emergjencat klimatike

SPANJË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Zjarret që po përfshijnë...

Rama: “Paketa e Maleve” nuk është për uzurpues apo oligarkë, por për trashëgimtarët e pronave

TIRANË, 22 korrik 2026 /Albania Express News/ -Kryeministri Edi...

Dyshime për manipulime të shorteve në gjykata dhe prokuroritë e Republikës, SPAK gati!

TIRANË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Informacione të besuara tregojnë...