Alarm në Galush dhe Gjevur të Peqinit, flakët prekin banesat, digjet një shtëpi në Galush , në rrezik dhjetra té tjera

PEQIN, 1 tetor 2026 /Albania Express News/-Situata në fshatin Galush dhe Gjevur të Njësisë Administrative Përparim të Peqinit është përkeqësuar ndjeshëm pas orës 22:00, ndërsa zjarri vijon të përhapet me shpejtësi dhe flakët kanë prekur tashmë banesat në Galush .

Situata paraqitet alarmante, me banorët dhe strukturat e emergjencave përballë një zjarri që ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme.

Nga flakët janë shkrumbuar mijëra rrënjë ulliri dhe arrorësh, masive të tëra me shkurre e bimësi, ndërsa raportohet edhe për djegien e rezervave ushqimore të familjeve.

Bilanci është rënduar edhe më tej, pasi një banesë në Galush është përfshirë nga zjarri dhe është djegur.

Gjatë mbrëmjes, përhapja e flakëve drejt zonave të banuara ka rritur ndjeshëm rrezikun për jetën dhe pronën e banorëve. Forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrave dhe mbrojtjen e banesave.

Zjarri, i cili prej orësh ka përfshirë zonën e Galushit dhe Gjevurit, ka shkaktuar dëme të mëdha në ullishte, pemëtari, shkurre dhe sipërfaqe të tjera bujqësore.Flakët kanë përshkuar të paktën 25 ha deri në orët e mbrëmjes së enjte

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama publikon foton me Trump: “U detyrova ta bëj me IA”

TIRANË, 01 tetor 2026 /Albania Express News/- Kryeministri Edi...

Dita e 124-t/ Tensione në protestën në Tiranë, tubuesit përplasen fizikisht me policinë

TIRANË ,01 tetor 2026 /Albania Express News/-Me tensione është...

Skampa 2026 sjell në Elbasan teatrin ndërkombëtar: 7 vende, 10 shfaqje dhe 14 veprimtari artistike

ELBASAN, 1 tetor 2026 /Albania Express News/- Elbasani është...