Amnistia Penale “shpëton” edhe pastruesen e famshme! Rozeta Dobi lë qelinë e burgut, tre vite më parë vodhi 500 mijë euro te shtëpia e ish-zyrtares

POJSKË POGRADEC ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Pastruesja Rozeta Dobi ka lënë sot qelinë e burgut të grave në Pojskë pasi ka përfituar nga amnistia penale. Gruaja që tre vite më parë u kthye në një nga emrat më të përfolur në vend pas zbulimit të një vjedhjeje të bujshme, tashmë është e lirë pasi ka vuajtur një pjesë të dënimit të dhënë nga drejtësia.

Rozeta Dobi u bë e njohur publikisht në vitin 2023, pas arrestimit për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë nga banesa e ish-zyrtares së lartë të shtetit, Alda Klosi, ku ajo punonte si pastruese prej disa vitesh.

Sipas hetimeve të zhvilluara në atë kohë, Dobi dyshohej se kishte vepruar në bashkëpunim me djalin e saj, Havier Dobin. Pas denoncimit për grabitjen e kasafortës nga apartamenti, policia nisi hetimet dhe zbuloi se çështja ishte shumë më “e thellë”, pasi ndaj Dobit kishte edhe denoncime të tjera për vjedhje të përsëritura.

Në momentin e arrestimit, policia sekuestroi një sasi të konsiderueshme parash, automjete dhe sende me vlerë që dyshohej se kishin lidhje me aktivitetin e paligjshëm. Fillimisht u gjetën rreth 120 mijë euro, dollarë amerikanë dhe bizhuteri floriri, ndërsa hetimet më tej zbuluan shuma të tjera të fshehura në banesën e saj.

Mori “gjakun” e të atit, përfiton nga amnistia i riu Florian Përvathi, në 2022 vrau në oborrin e banesës vëllain e vrasësit të babait

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Rozeta Dobit u gjetën dhe sekuestruan 404 mijë e 800 euro, 8 mijë e 500 dollarë amerikanë dhe aksesorë floriri, të fshehura në tubin e aspirimit mbi një mobilie. Paratë dhe sendet me vlerë ishin të paketuara dhe të mbështjella, ndërsa autoritetet sekuestruan gjithashtu edhe shuma të tjera monetare, përfshirë 58 mijë e 150 euro, 7 mijë dollarë amerikanë, 368 mijë lekë të rinj, si dhe tre automjete, dy prej të cilave dyshohej se ishin blerë me paratë e përfituara nga vjedhjet.

Ngjarja mori një jehonë të madhe publike për shkak të shumave të mëdha të parave të zbuluara dhe mënyrës së fshehjes së tyre. Hetimet vijuan edhe për të sqaruar origjinën e pasurisë së gjetur në banesën e Dobit, çështje për të cilën më pas u arrestua edhe Alda Klosi.

Pas përfundimit të një pjese të periudhës së dënimit, Rozeta Dobi është përfshirë në listën e personave që përfitojnë nga amnistia penale. Bashkë me të nga burgu i grave në Pojskë kanë fituar lirinë edhe gra të tjera të dënuara, ndërsa disa persona të tjerë kanë përfituar ulje të masës së dënimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kane dhe Bellingham në rrugën e Messit, Anglia apo Argjentina, cila do të jetë kundërshtarja e Spanjës?

BOTËRORI 2026 ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Angli-Argjentinë është gjysmëfinalja...

Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë, Gjermania duartroket progresin e vendit tonë dhe të qeverisë shqiptare: Kemi besim te ju!

TIRANË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Ambasada e Gjermanisë në...

Shpëtoi 155 pasagjerë, tani përballet me Alzheimerin, lajm i trishtë për pilotin që bëri historinë në Hudson

SHBA ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Kapiteni amerikan Chesley “Sully”...