Ambasada e Britanisë së Madhe: Masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë dënoi ngjarjen e ndodhur dje në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja dhe mbetën të plagosur dy persona të tjerë.

Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada britanike thekson se “jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja tragjike e gjyqtarit Astrit Kalaja”.

“Dënojmë fuqishëm aktin e dhunës dhe bëjmë thirrje për masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave”, u shpreh ambasada britanike.

Ambasada britanike i shprehu ngushëllimet familjes, miqve dhe kolegëve të gjykatësit Astrit Kalaja.

Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë pasditen e djeshme u qëllua me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja, i cili për pasojë humbi jetën. Nga të shtënat u plagosën gjithashtu dy persona të tjerë, palë në një proces gjyqësor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Michelin” përzgjedh 20 hotele në Shqipëri, Gonxhja: Promovim në tregun ndërkombëtar

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Njëzet hotele në...

LIBRAZHD | Gjimnazi “Ibrahim Muça” organizon aktivitet letrar me studiues, poetë dhe nxënës

Letërsia na bashkon, libri na frymëzon! Gjimnazi “Ibrahim Muça”...

Urdhri i kryeministrit Edi Rama/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja jep dorëheqjen nga detyra

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Drejtori i Përgjithshëm...