Alpinistët ngjitje në majën e Gjallicës të zbardhur nga dëbora

Maja e Gjallicës, në Kukës, e ndodhur 2489 m mbi nivelin e detit, e kthyer tashmë në një destinacion turistik, zgjoi këto ditë të para dhjetori kureshtjen e të pasionuarve pas alpinizmit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ngjitja e alpinistëve në malin e Gjallicës të mbuluar nga dëbora.

Tashmë destinacionet turistike më të preferuara nga turistët janë vendet me terren malor që në këto ditë dimri janë zbardhur nga dëbora, pasi dhe koha është e përshtatshme për të bërë turizëm eksplorimi dhe ngjitje në terrenet malore, që në vendin tonë janë të larmishme.

Gjallica është mali më i lartë i zonës së Kukësit, 2489 m mbi nivelin e detit, i cili bën pjesë në vargun malor të Korabit dhe shtrihet në skajin verilindor të këtij vargu, midis pellgut të Kukësit në veriperëndim dhe pllajës së Shishtavecit në juglindje.

Në verilindje Gryka e Vanave e ndan nga mali i Koritnikut, kurse kanioni i Bicajt, i quajtur ndryshe “Shkalle e Keqe”, ku kalon dhe Përroi i Shejës në jugperëndim, e ndan nga mali i Kolesjanit.

Pjesa kulmore formon një kreshtë të mprehtë, që bie pingul mbi Grykën e Vanave, kurse shpatet janë mjaft të pjerrëta duke formuar rrëpira të dukshme tektonike në gëlqerorët e pjesës së poshtme të tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjithçka mbetet e hapur

Nga Erion Sqapi AF Elbasani reagoi në mënyrën më të...

Sot shënohet 180-vjetori i lindjes së rilindasit të shquar Naim Frashëri.

PËRMET,25 maj 2026/Albania Express News/Naim Frashëri (Frashër, 25 maj...

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

SHBA,25 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi...

Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

TIRANË,25 maj 2026/Albania Express News/Kjo e hënë do të...