Aksidentohet kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, rrëzohet nga biçikleta

GREQI ,11 gusht 2026/Albania Express News/- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, është aksidentuar gjatë një xhiroje me biçikletë në Hania.

Sipas informacioneve, rrota e përparme e biçikletës ka rrëshqitur, duke bërë që Mitsotakis të humbiste ekuilibrin dhe të rrëzohej.

Kryeministri u paraqit në repartin ambulator të Spitalit të Hanias, ku mori ndihmën e parë. Ekzaminimet evidentuan një dëmtim në dorë, si dhe disa gërvishtje të lehta të shkaktuara nga rënia.

Për arsye parandaluese, atij iu krye edhe një grafi. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, Mitsotakis u largua nga spitali.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

MZSH Belsh, përherë në krye të detyrës: Përkushtim dhe gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo sfide

BELSH  ,11 gusht 2026/Albania Express News/-Përballja me situatat emergjente...

MY WAY

NGA NERTIL JOLE TIRANË ,11 gusht 2026/Albania Express News/-Ditët e...