Aksidenti tragjik në Durrës, Ulsi Manja ngre shqetësimin për boshllëqe në legjislacion: Kërkojmë ndryshime në Kodin Penal dhe Rrugor

TIRANË,5 maj 2026/Albania Express News/Pas ngjarjes së rëndë në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur, kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Ulsi Manja, është shprehur se së shpejti do t’i drejtohet Kuvendit me disa propozime për ndryshime në Kodin Penal dhe atë Rrugor.

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, Manja u shpreh se shoferi i dehur që i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi rëndë një të tretë, nuk meriton të jetojë më mes nesh, por të ndëshkohet.
“Bashkë me disa kolegë të tjerë, ne do t’i drejtojmë Kuvendit propozime për ndryshime për Kodin Rrugor dhe Penal. Nuk duhet të ndodhin ngjarje të tilla për të ndërhyre, por po shqyrtojmë të gjitha mungesat për t’i adresuar me masat e duhura. Ngjarja është shumë e rëndë. Autori i veprës penale mund të përfaqësojë gjithçka. Ai nuk meriton të jetojë më mes nesh”, u shpreh Manja.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhduket kinezja në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer ose vrarë. Zbulohet lidhja me investimet në Shqipëri

GREQI ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një shtetase kineze 50-vjeçare,...

Korça kryeson me mbi 7 200 aplikime për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

KORÇË, 11 korrik 2026 /Albania Express News/ -7 200...