Aksident tragjik në mesnatë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd,humb jetën 45 vjeçari, plagoset bashkëshortja

ELBASAN,26 prill 2026/Albania Express News/Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e 25 prillit 2026, rreth orës 23:20, në aksin “Librazhd–Elbasan”, në fshatin Labinot.

Sipas informacionit paraprak, një motomjet i drejtuar nga shtetasi A. K., 45 vjeç, ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta. Për pasojë, drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në motomjet udhëtonte edhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., e cila ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.
Ndërkohë pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi dinamikën e aksidentit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rajoni Nikaj-Mërturi, thesar i çmuar i Alpeve Shqiptare

TROPOJË, 29 korrik 2026 /Albania Express News/- Rajoni Nikaj-Mërturi,...

Të paktën 13 viktima nga tërmeti 6.8 ballë në Japoni, mijëra forca të angazhuara në operacionet e kërkim-shpëtimit

JAPONI ,29 korrik 2026/Albania Express News/-Të paktën 13 persona...

Zbulohet rivali i ri/ Rrogozhinasit i thonë lamtumirë Champions-it, por Europa League dhe Conference i hapin dyert kampionëve

RROGOZHINË ,29 korrik 2026/Albania Express News/-Aventura e Egnatias në...