Aksident tragjik në Algjeri! Autobusi doli nga rruga dhe u përmbys, humbin jetën 14 persona dhe plagosen 34 të tjerë

Fotot nga vendi i aksidentit të transmetuara nga mediat lokale treguan një autobus të gjelbër të shtrirë në tokë pranë rrugës në komunën Tibelbala, rreth 400 kilometra në jug të Bassar.

ALGJERI- Katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur, si pasojë e një aksidenti në Algjeri. Autobusi me të cilin po udhëtonin pasagjerët, doli nga rruga dhe u përmbys.

Fotot nga vendi i aksidentit të transmetuara nga mediat lokale treguan një autobus të gjelbër të shtrirë në tokë pranë rrugës në komunën Tibelbala, rreth 400 kilometra në jug të Bassar. Mediat e huaja shkruajnë se autobusi po operonte në një linjë që lidhte Basharin me Tindoufin, në skajin jugor të Algjerisë.

Presidenti Abdelmadjid Tebboune shprehu trishtimin e tij për aksidentin, duke u shprehur ngushëllime familjeve të viktimave. Ky është aksidenti rrugor më vdekjeprurës në Algjeri që nga 15 gushti, kur një autobus ra në një lumë pranë Algjerit, duke vrarë 18 persona në bord

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhduket kinezja në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer ose vrarë. Zbulohet lidhja me investimet në Shqipëri

GREQI ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një shtetase kineze 50-vjeçare,...

Korça kryeson me mbi 7 200 aplikime për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

KORÇË, 11 korrik 2026 /Albania Express News/ -7 200...