MALIQ ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, në Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet tjetër.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një person që udhëtonte në automjetin e vogël. Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja automjetet. Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe shkaku që çoi në përplasjen e dy mjeteve.
Në vendngjarje pritet të kryhen veprimet e nevojshme nga grupi hetimor, i cili do të përcaktojë dinamikën e aksidentit dhe shkaqet e tij.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.


