Aksident në aksin Elbasan–Peqin, përplasen kamioni dhe një autoveturë, plagoset drejtuesi i “Golf”-it

PEQIN ,25 qershor 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në aksin kombëtar Elbasan–Peqin, pranë fshatit Bishqem.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një autoveturë tip “Golf”, të cilat janë përplasur në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i autoveturës ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm nga stafi mjekësor.

Nga të dhënat e para në vendngjarje, dyshohet se aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar nga njëri prej mjeteve të përfshira, por shkaku i saktë pritet të përcaktohet pas përfundimit të hetimeve.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kryen veprimet procedurale dhe administruan provat për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ekspertët e qarkullimit rrugor vijojnë punën për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje, ndërsa qarkullimi në zonë u normalizua pas ndërhyrjes së autoriteteve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...