Aksident me autobus në Stamboll, të paktën 30 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

STAMBOLL ,25 korrik 2036/Albania Express News/-Të paktën 30 persona, mes tyre edhe fëmijë, mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti me autobus në Stamboll, raportojnë mediat turke.

Sipas TRT Haber, shoferi humbi kontrollin e mjetit për shkak të rrugës së rrëshqitshme. Autobusi fillimisht u përplas me një automjet dhe më pas doli nga trajektorja, duke goditur një shtyllë të sinjalistikës rrugore.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, të cilat u dhanë ndihmën e parë të plagosurve dhe i transportuan ata në spital për trajtim mjekësor.

Autoritetet turke kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit. Deri më tani nuk raportohet për viktima.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

KF Gramshi nis projektin e ri, zyrtarizon Julian Malon në drejtimin sportiv dhe Fadil Metën si përforcim në fushë

GRAMSH ,25 korrik 2036/Albania Express News/-KF Gramshi ka nisur...

Mesfushori Xhavit Bahja në provë te Sopoti: “Po jap maksimumin, vendimi u takon trajnerit dhe klubit”

NGA FATMIR POPJA LIBRAZHD ,25 korrik 2025/Albania Express News/-Mesfushori 19-vjeçar...