Aksident i rëndë në Hungari/ Autobusi me targa polake përfundon në kanal, 12 të vdekur dhe 10 të plagosur

HUNGARI ,16 gusht 2026/Albania Express News/-Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur në një aksident tragjik rrugor në Hungari, ku një autobus me targa polake doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.

Aksidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje, në autostradën M3, pranë qytetit Mezőkeresztés, në lindje të Hungarisë. Autobusi u përmbys pasi ra në një kanal anës rrugës.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri hungarez, Peter Magyar, në një postim në Facebook të dielën në mëngjes.

“12 persona u vranë dhe të paktën 10 u plagosën rëndë mbrëmë kur një autobus me targa polake ra në një hendek në autostradën M3”, shkroi Magyar, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe duke falënderuar ekipet që morën pjesë në operacionin e shpëtimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasani mirëpret për herë të parë Kampionatin Kombëtar të Bodybuilding

Elbasan – Për herë të parë, qyteti i Elbasanit...

Ku po shkojmë?– Një reflektim në kohë protestash

Nga Sejdin Cakani TIRANË, 21 tetor 2026 /Albania Express News/-Këto...