Aksident i frikshëm në Kosovë pranë kufirit me Shqipërinë, shtatë persona ngelin të plagosur

KOSOVË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim të kufirit me Shqipërinë.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, bëri të ditur se në të njëjtën autostradë kanë ndodhur edhe dy aksidente të ndara, në një distancë prej rreth 500 metrash nga njëri-tjetri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë ofruar ndihmën e parë dhe kanë transportuar të lënduarit për trajtim mjekësor.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në këto aksidente, ndërsa u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në autostradë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

E rëndë në Gjermani/ Shqiptari dhe greku në kërkim për vrasjen e 15-vjeçarit, sherri nisi për 200 euro

GJERMANI ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Një ngjarje e...

Gazetarja denoncon ndërhyrjen e policisë në Shkozet, UGSH Durrës kërkon hetim dhe transparencë

DURRËS, 22 shtator 2026 /Albania Express News/ – Unioni...

Dosja e AKSHI-t, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ergys Agasin

TIRANË, 22 shtator /Albania Express News/- Gjykata e Posaçme...

Berisha për masën ndaj Hysenit: “Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës”

TIRANË, 22 shtator /Albania Express News/- Kryetari i Partisë...