AIDA dhe AKT, bashkëpunim për nxitjen e investimeve në turizëm

TIRANË, 8 maj 2026/Albania Express News/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi, me qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional për promovimin dhe lehtësimin e investimeve në sektorin e turizmit në Shqipëri.

Marrëveshja e cila u nënshkrua mes drejtores së AIDA-s, Laura Saro dhe asaj të AKT-së, Zana Çela, synon të krijojë një qasje të koordinuar ndërmjet dy institucioneve për të nxitur investimet vendase dhe të huaja në zhvillimin e infrastrukturës turistike, produkteve inovative dhe destinacioneve të reja turistike në vend.

Përmes këtij memorandumi, AIDA dhe AKT do të bashkëpunojnë në promovimin e potencialeve turistike të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta promovuese, si dhe në mbështetjen e investitorëve të interesuar për sektorin e turizmit.

Marrëveshja vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sinergjisë institucionale dhe krijimit të më shumë mundësive për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit turistik, një nga sektorët me potencialin më të madh për ekonominë shqiptare.

Në fokus të bashkëpunimit do të jetë gjithashtu rritja e konkurrueshmërisë së Shqipërisë si destinacion investimesh dhe turizmi, duke promovuar standarde moderne zhvillimi dhe modele të qëndrueshme të menaxhimit turistik.

Sektori i turizmit vijon të mbetet një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, ndërsa institucionet synojnë të tërheqin më shumë investime strategjike që ndikojnë në rritjen e punësimit, zgjerimin e ofertës turistike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Në vitin 2025, 12,4 milionë shtetas të huaj që vizituan Shqipërinë shpenzuan 5,72 miliardë euro, 15% më shumë krahasuar me vitin e mëparshëm. Kulmi i sezonit veror solli edhe ndikimin më të madh ekonomik, me 2,3 miliardë euro shpenzime vetëm në tremujorin e tretë. Këto shifra përkthehen në më shumë investime, më shumë punësim dhe zhvillim të qëndrueshëm për ekonominë vendase.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...

“Egërsi shtazore”, Berisha reagon pas tensionit në protestën para Kuvendit, kreu i PD: Shenja të qarta të arrogancës së pushtetit

TIRANË,30 qetshor 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike, Sali...