“La Liga” e trajningut pushton Evropën! Trajnerët spanjollë dominojnë finalet kontinentale

EVROPË,8 maj 2026/Albania Express News/Futbolli evropian këtë sezon po flet qartë… spanjisht! Në finalet më të mëdha të UEFA-s, emrat që po bëjnë diferencën në pankina janë kryesisht nga Spanja, duke konfirmuar edhe një herë supremacinë e “shkollës” iberike të trajningut modern.

Nga 6 skuadrat finaliste në tre kompeticionet madhore evropiane, plot 4 drejtohen nga trajnerë spanjollë, një statistikë që tregon ndikimin e jashtëzakonshëm të teknikëve iberikë në futbollin elitar të kontinentit.

Champions League: finale me “shije” spanjolle në pankina

Finalja e madhe e Champions League pritet të jetë një duel spektakolar taktik mes dy trajnerëve spanjollë dhe ish-miqve të ngushtë të futbollit:

🇫🇷 PSG i drejtuar nga Luis Enrique përballet me 🏴 Arsenalin e Mikel Artetës.

Dy filozofi moderne, dy mendje brilante dhe vetëm një trofe në lojë. Një përballje që premton spektakël jo vetëm në fushë, por edhe në aspektin strategjik.

Europa League: Emery synon të shkruajë sërish histori

Në Europa League, “specialisti” i këtij kompeticioni, Unai Emery, kërkon të shtojë një tjetër trofe evropian në koleksionin e tij mbresëlënës.

🏴 Aston Villa e teknikut spanjoll do të përballet me 🇩🇪 Freiburgun në një finale ku eksperienca e Emeryt mund të rezultojë vendimtare.

Conference League: Iñigo Pérez, surpriza që mahniti Evropën

Ndërkohë në Conference League, një tjetër trajner spanjoll ka rrëmbyer vëmendjen e opinionit futbolldashës.

Iñigo Pérez ka udhëhequr 🇪🇸 Rayo Vallecanon drejt një sezoni historik dhe tani kërkon të kurorëzojë ëndrrën me trofeun evropian në finalen ndaj 🏴 Crystal Palace.

Nga Luis Enrique te Arteta, nga Emery te Iñigo Pérez, Spanja vazhdon të eksportojë jo vetëm futbollistë të mëdhenj, por edhe trajnerë që po diktojnë ritmin e futbollit modern evropian. Ky sezon duket si vula përfundimtare e dominimit spanjoll në pankinat e Evropës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Vijon beteja me zjarret në Bulqizë, flakët mbeten aktive, dy helikopterë në aksion prej rreth 4 orësh

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Vijon prej orësh...

Paketa e Maleve nis zbatimin, Demo: 200 aplikime të miratuara nga bashkitë

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/- “Paketa e...

UEFA kërcënon me gjyq Infantinon, The Sun zbulon dokumentet e bujshme: Presidenti i FIFA-s në qendër të akuzave për…

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Përplasja mes UEFA-s...