AF Elbasani kërkon vazhdimësinë, Gvozdenoviç: Tirana një derbi, synojmë tri pikët

ELBASAN / TIRANË ,19 shtator 2026 /Albania Express News/-AF Elbasani kërkon të vijojë me rezultatet pozitive në kampionat, pas fitores së parë të sezonit ndaj Egnatias.

Skuadra verdheblu ka lënë pas startin jo të mirë të kampionatit dhe tashmë e ka të gjithë fokusin te sfida e radhës, ajo ndaj Tiranës në kryeqytet.

Për trajnerin Ivan Gvozdenoviç, kjo përballje është një tjetër provë e rëndësishme për skuadrën e tij. Tekniku serb e konsideron ndeshjen si një derbi dhe vlerëson maksimalisht kundërshtarin, por njëkohësisht shfaq besim se Elbasani mund të largohet nga Tirana me tri pikë.

SINKRON – Ivan Gvozdenoviç, trajner i AF Elbasanit

Pas fitores ndaj Egnatias, te verdheblutë kërkohet mbi të gjitha vazhdimësia. Tri pikët e marra në javën e kaluar kanë rikthyer besimin në skuadër, ndërsa Gvozdenoviç thekson se grupi po përmirësohet gradualisht nga java në javë.

Trajneri beson se me kalimin e ndeshjeve skuadra do të konsolidohet edhe më shumë dhe do të rrisë nivelin e paraqitjeve në fushë.

SINKRON – Ivan Gvozdenoviç, trajner i AF Elbasanit

AF Elbasani do të përballet me Tiranën të dielën në kryeqytet, në një sfidë që pritet të ketë interes të madh edhe për shkak të rivalitetit mes dy skuadrave.

Verdheblutë kanë grumbulluar 5 pikë në katër javët e para të kampionatit dhe synojnë që një rezultat pozitiv ndaj Tiranës t’i japë skuadrës një tjetër shtysë për vazhdimin e sezonit.

Pas fitores ndaj Egnatias, Elbasani kërkon të tregojë se ajo nuk ishte një shkëndijë e momentit, por pikënisja e një ecurie më të mirë në kampionat.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia mposht Partizanin, kampionët rikthehen te fitorja

RROGOZHINË, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Egnatia është...

Presheva në fokus të investimeve: Kurti dhe diaspora shqiptare diskutojnë për potencialin ekonomik të rajonit

PRESHEVË/SHBA, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Në kuadër...

Milani rikthehet te fitorja, mposht bindshëm Leccen dhe afrohet me kreun

MILANO, 20 shtator 2026 /Albania Express News/ – Milani...