Abissnet Superiore/ Trajnerët e ekipeve Kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 15-të

Java e 15-të e “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e djeshme me dy ndeshjet e fundit, AF Elbasani – Vllaznia dhe Flamurtari – Dinamo City.

Pas përfundimit të javës, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë, sipas skemës 1-4-2-3-1.

Në portë është gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani. Edison Ndreca (Egnatia), Arbenit Xhemajli (Egnatia), Ledio Beqja (Dinamo City) dhe Albion Marku (Partizani) formojnë repartin e prapavijës.

Para mbrojtjes qëndrojnë Isi Manellari i AF Elbasanit dhe Redon Ismaili i Partizanit. Faton Neziri i Dinamo City, Blaise Tsague i AF Elbasanit dhe Rowan Human i Partizanit mbështesin në sulm Ibrahim Mustapha e Bylisit.

Trajneri më i mirë i javës është zgjedhur tekniku i Partizanit, Oltion Kërnaja. Demat e kuq fituan derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës me rezultatin 2-0.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani zbarkon në Greqi, zbardhet axhenda e verdhebluve , Ivan Gvozdenoviç teston të rinjtë dhe afrimet e reja

GREQI ,10 gusht 2026/Albania Express News/-AF Elbasani ka mbërritur...

Shqipëria në vendin e 10-të mes 20 destinacioneve kryesore të pushimeve të francezëve këtë verë

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria renditet në vendin...

‘PD me në krye Berishën drejt shuarjes’, Spaho: E ardhmja i takon atij që do të guxojë ta sfidojë

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i...