“A i përmbush Shqipëria kërkesat e mëdha?”Gazetarja e “The Washington Post” i dedikon video udhëtimit në jug: Natyrë e papërsëritshme

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e udhëtarëve ndërkombëtarë si një alternativë e denjë ndaj destinacioneve klasike mesdhetare si Italia apo Greqia.Në një video-vlog të publikuar nga gazetarja Natalie B. Compton në “The Washington Post”, përshkruhet një udhëtim veror në vendin tonë, i cili shfaqet si një perlë ende e paprekur nga turizmi masiv, me çmime të përballueshme, natyrë mahnitëse dhe mikpritje tradicionale.
Gazetarja amerikane tregon se e nisi udhëtimin nga Kroacia dhe Mali i Zi, por Shqipëria e surprizoi më shumë se çdo vend tjetër.Ajo vizitoi Shkodrën dhe Himarën, bëri kamping në plazhin e Livadhit dhe qëndroi në një agro-turizëm në Berat. Eksperiencat e saj përfshinin mëngjese me prodhime lokale, plazhe të qeta, ushqim të shijshëm e të lirë dhe një atmosferë që, sipas saj, nuk mund të gjendet më në vendet e mbingarkuara nga turizmi.
Në përfundim të videos, gazetarja thekson se Shqipëria nuk është thjesht një “kopje” e fqinjëve të saj mesdhetarë, por një destinacion më vete që ofron përvoja autentike, kulturë të gjallë dhe natyrë të papërsëritshme.
“Kur më pyesin për Shqipërinë, nuk e krahasoj me Italinë apo Greqinë, por flas për fshatrat, liqenet dhe mëngjeset me djathë të freskët e reçel fiku,” thotë gazetarja në përfundim të videos.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 3.700 vdekje shtesë në Francë, Belgjikë dhe Holandë

Mijëra vdekje shtesë janë regjistruar në mbarë Europën pas...

Drama pas triumfit ndaj Meksikës, mesfushori anglez rrëzohet gjatë festës me tifozët dhe dërgohet me urgjencë në spital

BOTËRORI 2026/Albania Express News/-Fitorja spektakolare 3-2 e Anglisë ndaj...

Dosja “Partizani”, zbardhen diskutimet në sallë/ Ish-ministri Oketa: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend...