A do çojë SPAK kërkesë të re në Kuvend për arrestimin e Ballukut? Klodian Braho: Jemi të qartë në atë që kemi kërkuar, hetimet vijojnë. Do kemi vendimmarrje!

TIRANË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Kreu i SPAK-ut, Klodian Braho ka raportuar sot para Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku ka folur për çështjen Balluku. Ai tha se SPAK ishte i qartë në kërkesën e tij që bëri në Kuvend, ku kërkohej heqja e imunitetit për ish-zv.kryeministren Balluku, për t’iu hapur rrugë arrestimit të saj.

Ivi Kaso: Rasti i dytë ka të bëjë me kërkesën e heqjes së imunitetit për rastin e Ballukut. Kur erdhët dhe vetë në komision, tregon se ka pasur indicie për shkeljet për ndjekjen penale ndaj Ballukut. Do të kishte mundësi që të kryente një nga ato aktet që parashikon ligji, që ose do të ndërhynte në hetime, të prishte provat, ose kishte rrezik që të ikte nga vendi. Kjo do të thotë se ju ishit të bindur se do të ndikoheshin këto raste nëse nuk hiqej imuniteti për ish-zv.kryeministren. Kjo sjellje e Kuvendit e ka dëmtuar ndjekjen penale në këtë rast? Pozita procedurale e Ballukut është rënduar dhe ju ende nuk e keni bërë një kërkesë tjetër për heqjen e imunitetit të saj. Si e vlerësoni këtë sjellje të Kuvendit?

Klodian Braho: Prokuroria ka qenë e qartë për atë që ka kërkuar. Nuk mund të vlerësojë qëndrimin e Kuvendit për një kërkesë të caktuar. Nuk mund të them detaje, është çështje konkrete. Mbase në një moment të mëvonshme SPAK në vijim të hetimeve mund të ketë një vendimmarrje përkatëse. Nuk mund të komentojë çështjen. Ajo që është e qartë është që Prokuroria e ka pasqyruar në diskutimet me dyer të mbyllura atë çfarë ka kërkuar dhe është i qartë reagimi i Prokurorisë pas vendimmarrjes së Kuvendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME