Ministri Salla takon ambasadorin gjerman Bergner, riafirmohet partneriteti strategjik në bujqësi

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, priti sot në një takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, z. Karl Bergner, Dr. Iven Schad nga Sektori i Bashkëpunimit Ekonomik si dhe përfaqësuesin e GIZ për programin SRD, z. Mattia Wegmann.

Gjatë takimit u riafirmua partneriteti i qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në projekte të reja strategjike që synojnë modernizimin e sektorit bujqësor.

Ministri Salla vlerësoi mbështetjen afatgjatë të qeverisë gjermane përmes projekteve të GIZ, asistencës teknike dhe ekspertizës në fusha kyçe si siguria ushqimore, inovacioni bujqësor dhe forcimi i kapaciteteve institucionale.

Partneriteti me Gjermaninë mbetet një shtyllë thelbësore në rrugëtimin tonë drejt Shqipërisë 2030, me synimin për të zhvilluar një sektor bujqësor modern, të qëndrueshëm dhe konkurrues”, theksoi Ministri Salla.

Palët ndanë qëndrimin e përbashkët për të vijuar me projekte që kanë dhënë rezultate konkrete në terren, si dhe për të mbështetur nisma të reja që kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore dhe integrimin evropian të vendit. 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...