Çela: Duhet rikonfigurim tërësor të standardeve të sigurisë për sistemin e drejtësisë

Prokurori i Përgjithshëm thirri sot në një mbledhje drejtuesit e prokurorive dhe prokurorë nga të gjitha prokuroritë për të diskutuar mbi çështje që lidhen me sigurinë e magjistratëve, nisur nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja.

Në takim u analizua gjendja e parametrave të sigurisë në institucion dhe nevoja për përmirësimin e tyre, kushtet e punës në të cilat punojnë prokurorët dhe problemet e infrastrukturës që lidhen me sigurinë e ambienteve të punës. Nga prokurorët u ngrit shqetësimi për sulmet e vazhdueshme publike ndaj tyre të cilat ndikojnë në rritjen e pasigurisë në ushtrimin e detyrës.

Përfundimet e këtij takimi do të diskutohen më tej me prokurorët në mbledhjet që do mbahen në çdo prokurori për të vijuar më pas me një plan masash institucionale në koordinim edhe me institucionet e tjera të drejtësisë.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela mbështet dhe solidarizohet me qëndrimin e trupës së gjyqtarëve në mbledhjen e sotme për të gjitha çështjet që lidhen me sigurinë e magjistratëve, duke vlerësuar se ka nevojë për një rikonfigurim tërësor të standardeve të sigurisë për sistemin e drejtësisë dhe do të kontribuojë në këtë aspekt në koordinim me gjithë institucionet përgjegjëse.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Brazili hiqet nga lista e Bashkimi Europian, ndalohet importi i mishit të gjedhit dhe shpendëve

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Brazili hiqet nga...

87 ditë revolucion! Shqiptarët mblidhen sot sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Sot shënohet dita...

Lëkundje tërmeti në Elbasan, ndihen në qytet

ELBASAN  , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Lëkundje sizmike janë...