Vllaznia fiton titullin e 27-të kampion, Flamurtari shkëlqen si organizator i Kampionatit Kombëtar të Boksit në Vlorë

Për tri ditë me radhë, qyteti i Vlorës u shndërrua në kryeqendrën e boksit shqiptar, duke pritur Kampionatin Kombëtar ku morën pjesë 56 boksierë nga 10 ekipe të vendit. Finalet u zhvilluan paraditen e së dielës dhe sollën duele të forta e emocione sportive deri në fund.

Flamurtari u përfaqësua në finale me pesë pesha, Vllaznia me katër, ndërsa Tirana, Teuta dhe ekipi Gladiator morën pjesë me nga dy pesha secila. Në fund, Vllaznia konfirmoi edhe një herë dominimin e saj në arenën kombëtare, duke fituar titullin e 27-të kampion në historinë e klubit. Diferencat mes shkodranëve dhe Flamurtarit ishin tepër të ngushta, me rezultatin që u vendos vetëm nga pikët e boksierëve të vendeve të treta, pasi të dy ekipet kishin numër të barabartë kampionësh dhe nënkampionësh.

Çmimi për boksierin më të mirë të kampionatit iu dha Ariol Zenelit të Flamurtarit, i cili spikati me performancën dhe teknikën e tij gjatë gjithë garës.

Kampionati fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në Durrës, por për shkak të pamundësisë së bashkisë për ta organizuar në kohë, ngjarja u zhvendos vetëm një ditë para nisjes në Vlorë. Bashkia e Vlorës dhe Klubi Shumësportësh “Flamurtari” e morën përsipër organizimin dhe e realizuan me sukses në kohë rekord.

Përpara ndeshjeve finale, u mbajt edhe një ceremoni nderimi ku u akorduan dy certifikata mirënjohjeje për kontributin e tyre të çmuar në sportin e boksit. Të nderuar u shpallën trajneri i Flamurtarit, Gëzim Zeneli, dhe ish-sekretari i Federatës Shqiptare të Boksit, Xhevat Muhedini, me motivacionin:

“Me pasionin dhe profesionalizmin e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në sportin e boksit dhe në formimin e brezave të rinj.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Për herë të parë që nga viti 2010, përfaqësuesja afrikane siguron kualifikimin për në Botëror

Një natë historike në Nelspruit solli një nga paraqitjet...

Jo… Bashkia Librazhd nuk ka lajthitur , por ama ka ngritur kokën nga balta drejt yjeve

  Nga: Matilda Kurti Më tërhoqi vëmendjen një lajm i qarkulluar...