“Drejtësia dhe jeta njerëzore janë të shenjta”, reagimi i deputetit Adi Qose për ngjarjen tragjike në Gjykatën e Apelit

Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun Elbasan, z. Adi Qose, ka reaguar me shqetësim të thellë pas ngjarjes së rëndë që tronditi ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Në një deklaratë publike në rrjetet sociale, deputeti Qose theksoi se drejtësia dhe jeta njerëzore janë vlera që duhen mbrojtur me çdo kusht, dhe se aktet e dhunës ndaj institucioneve shtetërore janë të papranueshme dhe duhet të marrin përgjigjen e duhur nga forca e ligjit.

Kush guxon të ngrejë dorë mbi shtetin, forca e ligjit duhet të veprojë mbi të në mënyrë shembullore,” – shkruan Qose, duke theksuar domosdoshmërinë e reagimit të prerë ndaj çdo sulmi që cenon themelet e shtetit të së drejtës.

Ngjarja, e cila ka tronditur opinionin publik, u cilësua nga deputeti si një sulm jo vetëm ndaj një përfaqësuesi të drejtësisë, por edhe ndaj sigurisë publike në vend. Në përfundim të reagimit të tij, Qose u shpreh:

I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Kalaja, miqve, kolegëve dhe gjithë trupës gjyqësore shqiptare.”U prehtë në paqe gjyqtari Astrit Kalaja!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kampionët “shkundin” Tiranën, Egnatia feston 3-0 në start

TIRANË , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Egnatia e nis...

Mali me mbetje shembet mbi shtëpitë në Guine, të paktën 30 viktima dhe 20 të plagosur

GUINE , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Të paktën 30...

Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, babë e bir ekzekutohen me armë zjarri, një tjetër i plagosur rëndë

SHKODËR, 24 gusht 2026 /Albania Express News/ – Një...