Super Vllaznia, shkodranët mundin Elbasanin në “Loro Boriçi” dhe ngjiten në vendin e parë. Dinamo ia del mes kartonëve të kuq kundër Flamurtarit

Pas derbit të kryeqytetit, Superiorja ka vijuar javën e 6-të me dy sfida të tjera interesante këtë të shtunë.Në orën 15:30, Dinamo mundi Flamurtarin 2-0. Sfida nisi keq për vlonjatët, të cilët ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Veigas në minutën e 31’.
Në fundin e pjesës së parë, “Nëndetësja” kaloi në avantazh me Guindo, ndërsa Nani dyfishoi shifrat në minutën e 75’.Edhe skuadra e Ilir Dajës e mbylli sfidën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Ferrukut në të 82’. Dinamo ndërkohë shkon në dy fitore radhazi dhe ngjitet në vendin e tretë me 10 pikë, ndërsa Flamurtari vijon në vendin e fundit me 2 pikë.
Supersfida e ditës ishte ajo mes Vllaznisë dhe surprizës Elbasani.
Një gol i Kastratit në minutën e 41’ vendosi sfidën, me shkodranët që ngjiten kështu në vendin e parë të renditjes me 13 pikë, ndërkohë Elbasani zbret në vendin e 2-të me 11 pikë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Banesa private përfshihet nga flakët në “Aqif Pasha”, angazhohen 3 mjete dhe 12 zjarrfikës

ELBASAN  , 25 gusht 2026/Albania Express News/- Një banesë...

Rama: Sezon politik me energji të reja, rritje cilësore e ndërveprimit me qytetarët

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Në takimin e...