“A i përmbush Shqipëria kërkesat e mëdha?”Gazetarja e “The Washington Post” i dedikon video udhëtimit në jug: Natyrë e papërsëritshme

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e udhëtarëve ndërkombëtarë si një alternativë e denjë ndaj destinacioneve klasike mesdhetare si Italia apo Greqia.Në një video-vlog të publikuar nga gazetarja Natalie B. Compton në “The Washington Post”, përshkruhet një udhëtim veror në vendin tonë, i cili shfaqet si një perlë ende e paprekur nga turizmi masiv, me çmime të përballueshme, natyrë mahnitëse dhe mikpritje tradicionale.
Gazetarja amerikane tregon se e nisi udhëtimin nga Kroacia dhe Mali i Zi, por Shqipëria e surprizoi më shumë se çdo vend tjetër.Ajo vizitoi Shkodrën dhe Himarën, bëri kamping në plazhin e Livadhit dhe qëndroi në një agro-turizëm në Berat. Eksperiencat e saj përfshinin mëngjese me prodhime lokale, plazhe të qeta, ushqim të shijshëm e të lirë dhe një atmosferë që, sipas saj, nuk mund të gjendet më në vendet e mbingarkuara nga turizmi.
Në përfundim të videos, gazetarja thekson se Shqipëria nuk është thjesht një “kopje” e fqinjëve të saj mesdhetarë, por një destinacion më vete që ofron përvoja autentike, kulturë të gjallë dhe natyrë të papërsëritshme.
“Kur më pyesin për Shqipërinë, nuk e krahasoj me Italinë apo Greqinë, por flas për fshatrat, liqenet dhe mëngjeset me djathë të freskët e reçel fiku,” thotë gazetarja në përfundim të videos.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Goditja ndaj policisë dhe sulmi ndaj komisariatit, ambasadori gjerman: Protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me BE-në

KOLONJË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ambasadori gjerman Karl Bergner,...

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon sulmet ndaj gazetarit Klevin Muka: Etiketimet nga Rama dhe Balla rrezikojnë lirinë e medias

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Unioni i Gazetarëve Shqiptarë...

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 3.700 vdekje shtesë në Francë, Belgjikë dhe Holandë

Mijëra vdekje shtesë janë regjistruar në mbarë Europën pas...