Trashëgimia kulturore dhe turizmi bashkohen në Prrenjas për Ditën Botërore të Turizmit

Në Ditën Botërore të Turizmit, qyteti i Prrenjasit u bë sërish qendër e vëmendjes me organizimin e Panairit Agroturistik dhe Kulturor, tashmë një traditë e përvitshme që ka fituar rëndësi të veçantë për komunitetin lokal.

Aktiviteti kishte si qëllim promovimin e vlerave më të mira të zonës, duke nxjerrë në pah pasurinë natyrore, kulturore dhe njerëzore që ofron Prrenjasi.

Në panair morën pjesë artizanë të përkushtuar, fermerë, bletërritës dhe nxënës të talentuar, të cilët prezantuan një mozaik të pasur me punime artizanale, gatime tradicionale, produkte bio nga fshatrat përreth, ekspozita me piktura dhe valle popullore.

Panairi u kthye kështu në një festë të vlerave të zonës dhe një hapësirë të rëndësishme promovimi.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryetari i Bashkisë së Prrenjasit, Buri Belba, i cili theksoi rëndësinë e këtij eventi për të ardhmen e qytetit:

Ky panair është një pasqyrë e gjallë e potencialit që ka Prrenjasi. Agroturizmi dhe kultura janë dy shtylla ku ne do të mbështetemi për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës sonë. Jemi krenarë për punën e komunitetit dhe besoj se Prrenjasi ka shumë për t’i ofruar vizitorëve.

Ky aktivitet shënon një hap konkret drejt zhvillimit ekonomik dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, duke e kthyer Prrenjasin në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

PD kërkon shkarkimin e Peleshit në Këshillin e Legjislacionit, Gjiknuri: Rrëzojmë pretendimet e opozitës

Nën  drejtimin e Aulona Bylykbashit, në cilësinë e kryesueses...

Analiza/ “Kartoni i verdhë për shqiponjën, Armando Duka duhet të vejë në vend dinjitetin e Shqipërisë

Nga Ergys Mërtiri Armando Duka duhet të nisë urgjentisht një...

PS kundër “gjinisë së tretë”/ Mazhoranca kundërshton draftin e Ministrisë së Shëndetësisë: Ka vetëm burrë dhe grua

Shoqëri tradicionale apo mbështetje për komunitetin LGBTI? Debati publik...

Muharrem Dosti: Humbja ndaj Vllaznisë nuk është fundi, por një mësim i çmuar për Elbasanin

Ish-trajneri dhe portieri i njohur i Elbasanit, Muharrem Dosti,...