Rama ndan pamje vjeshte nga Vlora

Qyteti bregdetar i Vlorës edhe gjatë shtatorit është i mbushur me turistë vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë bregdetin shkëmbor me ujërat e kristalta.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga perëndimi i diellit në Vlorë në stinën e vjeshtës.

Muaji shtator është mjaft i përshtatshëm për të shijuar gjithçka që ofron Vlora si diell, det dhe qetësi për vizitorët. Përveç plazheve në gjirin e Vlorës, Sazani dhe Karaburuni janë po ashtu destinacione tërheqëse për turistët vendas e të huaj, të cilët ende vijojnë të udhëtojnë nga porti i Vlorës me anije turistike.

Pak ditë më parë në portin e Vlorës mbërriti edhe kroçera “Silver Whisper” me 375 turistë nga vende të ndryshme të botës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Atli Mani i Pejkut: Shqiptari që ngre shqiponjën mbi tokën e tij

-Njeriu që e shenjtëroi punën me djersë “Në këtë tokë,...

Ballkani Perëndimor miraton paketën ekonomike historike në Londër: nga planet në veprime konkrete

Ministrat e Ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë...