Zgjedhjet në Tiranë, përfundon takimi i Ramës me nënkryetarët e bashkisë dhe Manastirliun, kreu i PS pasdite me ministrat e deputetët

Kryeministri Edi Rama nuk ka dashur të humbasë asnjë ditë kohë për t’i dhënë drejtim punëve në Bashkinë e Tiranës.Një ditë pas shkarkimit nga Këshilli Bashkiak i Erion Veliajt, lideri i socialistëve ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen në Tiranë.
Burimet bëjnë të ditur se paraditen e sotme, teksa vëmendja e mediave ishte në Kuvend, Rama ka thirrur në zyrën e tij nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe kandidaten e PS-së për kryeqytetin, Ogerta Manastirliu.Supozohej që takimi mes kryeministrit Edi Rama, ministrave dhe deputetëve socialist të zhvillohej në kryeministri. Por pak momente më parë gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se ky takim do të zhvillohet në selinë e PS ora 18:00.
Fokusi takimet parashikohet të jetë fushata e ardhshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë Tiranës.
Ndërkohë që socialistët kanë nisur punën për përballjen tjetër pas asaj të 11 majit, demokratët ende nuk kanë dalë me një kandidat.
I pyetur sot kreu i PD-së, Sali Berisha tha se opozita ka disa kandidatë, por pa përmendur emra.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin për shpifje ndaj shtetasit italian

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar...

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci del nga rruga bashkë me ekskavatorin që transportonte

  Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gramsh-Maliq ,...

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë...