OST: Ndërprerje e energjisë elektrike në Pogradec, Përrenjas dhe disa zona të Librazhdit

POGRADEC/LIBRAZHD, 23 shtator 2026 /Albania Express News/ – Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST sh.a.) njofton konsumatorët për një stakim të detyruar të Linjës 110 kV L110-18 Korçë–Pogradec, i planifikuar për mëngjesin e sotëm.

Sipas njoftimit të OST, ndërprerja do të kryhet më 23 shtator 2026, nga ora 05:00 deri në 06:30. Si pasojë, gjatë këtij intervali do të mbeten pa energji elektrike Nënstacionet Pogradec, Guri i Kuq dhe Përrenjas, si dhe një numër i konsiderueshëm zonash në Pogradec dhe Librazhd.

Zonat që preken në Pogradec

Ndër zonat e listuara nga OST janë: Plazhi, Buçimas, Spitali, Trikotazhi, Çërravë, Gësht, Vërdovë, Remenj, Parku, Banka, Tushemisht, Ujësjellësi i qytetit Pogradec, Hidrovori Volorek, Stacioni i Pompave, Dogana e Tushemishtit, Hidrovori, Materniteti, Teatri i Kukullave, Turizmi, Kampi, Qendra, Posta, Parafabrikatet, Blloku, Përpunimi i Drurit, Gazerma, Ushtria, Lini, 1 Maji, Vilat, SMT, Rehovë, Lubonjë, Vithkuq, Brozdovec, Leshnjë, Vreshtas, Pirg, Podgorie, Nishavec, Petrushë dhe Dardhas.

Gjithashtu në listë përfshihen Stacioni i Pompave, Fabrika, Antenat Çervenakë, Hudenisht, Memelisht, Melavisht, Lagjet 4 dhe 5, Gorica, Kalaja, Trebinjë, Velçan, Bishnicë, Pleshisht, Potgozhan dhe Fabrika e Përpunimit të Gizës.

Ndërprerje edhe në zonën e Librazhdit dhe Përrenjasit

Sipas OST, pa energji elektrike gjatë këtij intervali do të jenë edhe disa zona të rrethit të Librazhdit, përfshirë:

Përrenjas, Skroskë, Pështan, Pishkash, Selishtë, Varovë, Luqinje, Miniera e Kromit, Proptisht, Dritaj Kromi, Kabina 5, Miniera, Rrashtan Përrenjas, Fshat Qendër, Shqiponjë, Stranik, Stravaj, Vishok, Katjel, Qukës, Rrajcë, Bardhaj, Kotodesh, Kovanik, Skënderbej, Sutaj, Urakë, Poçivalle dhe Dogana Qafë Thanë.

OST u bën me dije konsumatorëve që preken nga stakimi të marrin masat e nevojshme, ndërsa furnizimi me energji elektrike pritet të rikthehet pas përfundimit të ndërhyrjes, brenda intervalit të njoftuar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME