Java Evropiane e Sportit, festivali i futbollit bashkon fëmijët në ‘Shtëpinë e Futbollit’

TIRANË ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Futbolli dhe energjia e fëmijëve pushtuan “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, në një festival të dedikuar për të rinjtë në kuadër të Javës Europiane të Sportit, që zhvillohet nga data 21 deri më 30 shtator

Aktiviteti u organizua nga SHRFT në bashkëpunim me Federatën e Futbollit, duke sjellë së bashku vajza e djem të apasionuar pas futbollit.
Në festivalin e vajzave morën pjesë 68 futbolliste nga ekipet e kategorive U-13 dhe U-15 të Shoqatës Rajonale Tiranë. E pranishme në aktivitet ishte edhe anëtarja e Komitetit Ekzekutiv, Anila Basha, e cila mbajti fjalën e hapjes, duke përcjellë mesazhin e rëndësisë së përfshirjes së fëmijëve në sport dhe krijimit të sa më shumë mundësive për të luajtur e për të zhvilluar pasionin e tyre për futbollin.

Festivali vijoi edhe me djemtë, ku 68 futbollistë të vegjël nga ekipet e kategorive U-7 dhe U-9 të Shoqatës Rajonale Tiranë u bënë pjesë e një dite të mbushur me lojë, emocione dhe argëtim.
Përmes këtyre aktiviteteve, FSHF dhe SHRFT synojnë të përcjellin te brezi i ri vlerat e sportit dhe të inkurajojnë aktivitetin fizik, një stil jetese të shëndetshëm dhe mbi të gjitha dashurinë për futbollin, si për vajzat, ashtu edhe për djemtë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

TIRANË ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Presidenti i Republikës,...

Përshkallëzohen protestat në Kosovë, paralajmërohet tubim kombëtar më 1 tetor kundër dënimeve të ish-liderëve të UÇK

PRISHTINË ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Në kundërshtim të...

Pikëpyetjet mbi urgjencën e arrestimit të kryetares së Shërbimit Sekret

Nga Mero Baze TIRANË ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Arrestimi...