Egnatia me formacion sulmues ndaj Lincoln Red Imps, Dede zgjedh titullarët

TIRANË , 26 nëntor 2026/Albania Express News/-Trajneri Nevil Dede i rrogozhinasve i beson Dajsinanit në portë dhe një tresheje sulmuese me Albanese, Adjessa dhe Grudën.

Egnatia ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Lincoln Red Imps, e vlefshme për Conference League. Trajneri Nevil Dede ka vendosur të rreshtojë kampionët e Shqipërisë me skemën 4-3-3, në sfidën që do të luhet në orën 18:45 në stadiumin “Air Albania”.
Në portë do të jetë M. Dajsinani, ndërsa reparti i mbrojtjes përbëhet nga G. Jaime, kapiteni A. Aleksi, N. Ajetovikj dhe A. Yago.

Në mesfushë do të luajnë F. Medeiros, A. Kryeziu dhe K. Loukili, ndërsa në repartin ofensivë Dede ka zgjedhur A. Albanese, D. Adjessa dhe I. Gruda.Egnatia synon një rezultat pozitiv përballë skuadrës nga Gjibraltari, në një tjetër sfidë të rëndësishme në aventurën e saj europiane.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

28 Nëntori bashkon Elbasanin, qytetarët dhe përfaqësuesit institucionalë festojnë Ditën e Pavarësisë

Nga ceremonia zyrtare para monumentit të Aqif Pashës, te...

LAJM I FUNDIT/ Përshkallëzohet përplasja në Bulevard, protestuesit me gurë, molotovë e hunj druri në duar, tërhiqet policia

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Një situatë kaotike është...

Protestuesit nisin marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, hidhet molotovi i parë drejt Ministrisë së Brendshme

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Pas qëndrimit që nga...