Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme edhe në kryeqytet. Një pemë është rrëzuar në mes të rrugës pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet pema e rrëzuar që ka bllokuar një pjesë të rrugës, si pasojë e motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë Tiranën gjatë ditës së sotme.
Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit, ku reshjet intensive të shiut kanë sjellë probleme në qarkullimin rrugor, ndërsa në disa qarqe janë raportuar edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.
Situata mbetet për t’u ndjekur, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.

