Kryeministri Rama ndan foto nga Asambleja: 9 maji 2027 do të jetë dita e Europës dhe e PS-së, s’ka nevojë të shkojmë deri në Kuç

TIRANË , 14 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook fotografi nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, të zhvilluar këtë të shtunë, ku ka përcjellë edhe një mesazh për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Në reagimin e tij, Rama e cilëson historik rekomandimin e Raportit të Zgjerimit të BE-së për nisjen e përgatitjeve gjatë vitit 2027 për Traktatin e Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kreu i qeverisë thekson se ky është thelbi i arritjeve dhe përgjegjësisë së vendit, duke nënvizuar se asnjë zhvillim apo incident nuk duhet ta shpërqendrojë Shqipërinë nga objektivi i anëtarësimit në BE deri në vitin 2030.

“Rekomandojmë nisjen e përgatitjeve gjatë vitit 2027 për TRAKTATIN E ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË në Bashkimin Europian” është fjalia që Rama e cilëson historike, ndërsa në mesazhin e tij nuk ka munguar as një referencë ndaj protestave dhe incidenteve të fundit.
Duke komentuar mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, kryeministri është shprehur se ka parë te socialistët entuziazmin për nisjen e një beteje të re politike dhe për një tjetër fitore.
Në fund të postimit, Rama ka bërë edhe një deklaratë për 9 majin e vitit 2027, duke e lidhur këtë datë me Bashkimin Europian dhe Partinë Socialiste.
“9 MAJI 2027 DO TË JETË DITA E EUROPËS DHE E PARTISË SOCIALISTE – për këtë s’ka nevojë të shkojmë deri në Kuç”, shkruan Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Babai kundër të birit, Daja kundër Dajës! Dinamo City – AF Elbasani, dueli i veçantë ku Ilir Daja përballet me Glen Dajën: Kush do...

NGA OLSI AVDIAJ       TIRANË , 14 nëntor 2026/Albania Express News/-“Kryengritje...

“1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive me socialistë”, ish kryeministri Pandeli Majko bën PARALAJMËRIMIN “bombë” në Asamble

TIRANË , 14 nëntor 2026/Albania Express News/-Ish-kryeministri dhe ish-deputeti...

Aksidenti tragjik në Thumanë-Fushë Krujë/ Viktima, “Mjeshtri i Madh” i Ansamblit Mirdita, Paulin Filopati

MIRDITË , 14 nëntor 2026/Albania Express News/-65-vjeçari Paulin Filopati,...