Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, takim me z. Harry H. Hardman

Proda-Hardmanit:Ofrimi i mundësisë për bashkëpunim nga Shkolla “Bush”, vlerë e shtuar për Policinë e Shtetit dhe kredencial për Akademinë e Sigurisë.”

Hardman- Prodës:Jemi të gatshëm të krijojmë partneritete akademike dhe profesionale me Policinë e Shtetit shqiptar.”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, priti në një takim miqësor z. Harry H. Hardman, anëtar i Bordit të Shkollës “Bush” për Qeverisje dhe Shërbim Publik në Universitetin A&M të Teksasit, me mbi 22 vite përvojë në këtë institucion.

Në fokus të bisedës ishin mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Policisë së Shtetit, Akademisë së Policisë dhe Shkollës “Bush”, përmes krijimit të partneriteteve akademike dhe profesionale, shkëmbimit të studentëve dhe stafit pedagogjik, si dhe nxitjes së programeve të përbashkëta të trajnimit.

Të dy palët shprehën gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimimit dhe trajnimit policor, si një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të mëtejshëm të Policisë së Shtetit.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Erëra të forta dhe përmbytje në Greqi , dallgët në det deri në 4 metra të larta

Greqia ka kaluar një 24-orësh jashtëzakonisht të vështirë për...

Përtej Varshavës dhe Valencias, Shqipëria e Sylvinhos mes “tavanit” dhe shpresës

Nga Endi Tufa Fërshëllima e fundit në ndeshjen ndaj Ukrainës...