“Beteja vazhdon”/ Erjon Vishkulli përfundon me sukses operacionin e dytë, javën tjetër i nënshtrohet ndërhyrjes vendimtare për shikimin

ELBASAN , 11nëntor 2026 / Albania Express News /-Erjon Vishkulli, i cili mbeti i plagosur në sy në protestën e para disa javëve, ka përfunduar me sukses operacionin e dytë në radhë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë 28-vjeçari, i cili deklaron se në ditët në vijim do të duhet t’i nënshtrohet një tjetër operacioni, sërish vendimtar për shikimin e tij.
“Ndërhyrja sot kaloi me sukses. Por beteja vazhdon… Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja e gjithë këtij rrugëtimi, pasi lidhet drejtpërdrejt me shikimin tim.

Pas gjithë dhimbjeve dhe sfidave që kam kaluar, shpresa ime është të rikthej dritën që dua të shoh në jetën time.
Nuk e di çfarë më pret, por një gjë e di: nuk do të dorëzohem kurrë! Zoti më dhëntë forcë dhe e bëftë mbarë! Faleminderit të gjithëve që luteni dhe besoni bashkë me mua”, shkruan Vishkulli.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shqipëria publikon formacionin ndaj Finlandës, kuqezinjtë synojnë fitoren në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve

Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa Qazim Laçi është sërish...

Tifozët besojnë te kuqezinjtë, 65% votojnë për fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës në sondazhin e UEFA-s

TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Pak orë para...

Pas 32 vitesh dhe betejash të panumërta, sporti shqiptar fiton një betejë historike, ndryshon ligji i sponsorizimeve

Nga Endi Tufa TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Këshilli...