‘Lumë golash’ në Old Trafford, Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

ANGLI , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Old Trafford u bë skena e një ndeshjeje spektakolare me gola të shumtë ku përballë u vunë Manchester United dhe Aston Villa, një ndeshje që në fund të 90 minutëshit nuk prodhoi asnjë fitues pasi ndeshja mes tyre përfundoi me barazimin 4-4 me ekipet që dolën nga fusha e lojës me nga vetëm 1 pikë secila.

Sfida nisi në mënyrë perfekte për Aston Villan që e zhbllokoi rezultatin që në minutën e parë me golin e Alysson pas një asisti të McGinn. Manchester United u shokua nga ky gol shumë i shpejtë dhe nga kjo përfituan të besuarit e Emery që vetëm 3 minuta më vonë dyfishuan shifrat në 2-0 me golin e Nicolas Jackson. Djajtë e Kuq u zgjuan dhe në minutën e 16 Bruno Fernandes ekzekutoi saktë një 11 metërsh për të shkurtuar diferencën në 2-1 duke rikthyer skuadrën e tij në lojë.
Pak para fundit të pjesës së parë, Manchester United ktheu ekuilibrin në rezultat me golin e Tielemans për të barazuar rezultatin në 2-2 dhe me këto shifra skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes. Në pjesën e dytë, Aston Villa shënoi edhe dy herë të tjera; me McGinn në minutën e 48 me penallti dhe më pas me Goretzkan dhe rezultati shkoi në 4-2. U duk se Aston Villa e arkivoi fitoren e saj por Manchester United kishte ende për të thënë dhe në minutat shtesë skuadra e Carrick shënoi dy herë me Zirkzee dhe Dorgu duke barazuar rezultatin në 4-4 që ishte edhe ai përfundimtar me Aston Villan që shkon në 13 pikë, ndërsa Manchester United është me 8 pikë dhe qëndron në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

SPAK zgjeron akuzat ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni: Nën hetim për pastrim parash dhe korrupsion

Dyshimet për lidhje financiare me fondet e AKSHI-t dhe...

Thu’Je: Në kohë krize, Shqipëria krijon një hapësirë të re europiane për demokracinë dhedialogun

TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Mbi 120 organizata...

Dy të shtëna me armë zjarri për një orë në një universitet në SHBA, një viktimë dhe tre të plagosur

TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Një 19-vjeçar u...