Renditja/ Fitorja nuk e largon Partizanin nga vendi i fundit, ndizet lufta për mbijetesë. Si paraqitet situata në Superiore pas tre ndeshjeve të para të javës së 11-të

TIRANË , 8 nëntor 2026/Albania Express News/-Kampionati shqiptar po bëhet gjithnjë e më i paparashikueshëm, veçanërisht në pjesën e poshtme të renditjes.

Rezultatet e tre ndeshjeve të zhvilluara sot kanë ngushtuar ndjeshëm diferencat mes skuadrave, duke e bërë garën për mbijetesë edhe më të fortë.
Fitoret e Partizanit dhe Vllaznisë, si dhe suksesi i Tiranës përballë Teutës, kanë sjellë ndryshime të rëndësishme në klasifikim. Aktualisht, vetëm katër pikë ndajnë skuadrën që mban vendin e fundit nga ajo që renditet në vendin e pestë.

Edhe Vora, e pozicionuar në vendin e gjashtë, nuk ka një distancë të madhe sigurie, pasi diferenca me Partizanin, që ndodhet në fund të tabelës, është vetëm dy pikë.
Java e 11-të e Superiores do të kompletohet ditën e nesërme me dy përballjet Dinamo-Skënderbeu dhe Egnatia-Vora, rezultate që mund të sjellin të tjera ndryshime në renditje dhe ta bëjnë edhe më të ngushtë garën në kampionat.
RENDITJA:

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

‘Lumë golash’ në Old Trafford, Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

ANGLI , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Old Trafford u...

SPAK zgjeron akuzat ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni: Nën hetim për pastrim parash dhe korrupsion

Dyshimet për lidhje financiare me fondet e AKSHI-t dhe...

Thu’Je: Në kohë krize, Shqipëria krijon një hapësirë të re europiane për demokracinë dhedialogun

TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Mbi 120 organizata...