Rruga e Tales, një tjetër infrastrukturë moderne që i jep shtysë zhvillimit të turizmit në Lezhë

TIRANË , 4 nëntor 2026 / Albania Express News /-Zona e Tales në Lezhë është prej kohësh një destinacion i përzgjedhur turistik, i cili çdo vit e më shumë po tërheq një numër në rritje vizitorësh.

Me investimet në infrastrukturën rrugore, lehtësohet ndjeshëm aksesi drejt Tales, ndërsa është rritur edhe vlera e pronave përreth duke krijuar një realitet të ri për komunitetin lokal.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga rruga e re, një tjetër infrastrukturë moderne që lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit në bregdetin e Lezhës.

Rruga e re që lidh fshatin Rrilë dhe hidrovorin e Tales me autostradën Lezhë–Tiranë, i jep një impuls të ri zhvillimit të turizmit. Rruga me gjatësi 6,3 km është ndërtuar sipas standardeve moderne, me korsi biçikletash, trotuare në të dyja anët dhe elementë dekorativë.

Investimet në infrastrukturën rrugore synojnë jo vetëm përmirësimin e ndërlidhjes dhe cilësisë së jetës për qytetarët, por edhe rritjen e qëndrueshme të potencialit turistik dhe ekonomik të gjithë zonës së Lezhës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME